MSH: Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 64 mijë e 776 doza të vaksinës

E publikuar: 31/05/2021 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 64 mijë e 776 doza të vaksinës.Nga MSH është thënë se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 120 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë ka përmendur edhe raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për rastet e reja me Covid-19.Nga MSH është thënë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Shkrimi i plotë:

31 Maj 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.

Nga 2007 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.Në total numri i rasteve aktive është 2.201.Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!