Msh-ja: Vaksinimi është opsioni më i mirë dhe më i sigurtë për t’u mbrojtur nga Covid-19

E publikuar: 15/09/2021 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar sërish te qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.Në një postim në Facebook ku thuhet se marrja e vaksinës kundër koronavirusit është opsioni më i mirë dhe më i sigurt për t’u mbrojtur nga ky infeksion.

MSH iu ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën eKosova për ta ndarë termimin për t’u vaksinuar.“Vaksinimi është opsioni më i mirë, më i lirë dhe më i sigurtë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Le të regjistrohemi TASH në eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Service/14) për të rezervuar një termin për vaksinim!”.