MPJD reagon pas ndalimit të boksierëve në Serbi

E publikuar: 23/10/2021 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mpj ministria e jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për ndalesën e tre boksierëve kosovarë nga ana e Serbisë, në kufirin e Kosovës me këtë shtet.

Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje, Qeveria e Kosovës, së bashku me aleatët, po punon fortë që t’i heqë barrikadat ilegale të shtetit serb në kampionatin botëror.

“Pasi ekipi ynë kombëtar i boksit të Kosovës ishte bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe Kosovës, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fort për të hequr barrikadat e kundërligjshme të Serbisë kundër konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror.” shkruante në postim.