Mourinho: Nuk i ndal futbollistët që të qëndrojnë

E publikuar: 14/12/2016 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket futbollistëve të pavendosur. Ai ka thënë se nuk do të ndalë asnjë futbollist që dëshiron të largohet në afatin e janarit.

Morgan Schneiderlin, Memphis Depay dhe Bastian Schweinsteiger janë ende duke pritur që të inkuadrohen në një ndeshje në sezonin e ri të Premier League, krejt si pasojë e problemeve që kanë pasur me formën.

Portugezi ka thënë se do ta lë secilin të largohet nëse United pranon oferta të kënaqshme – edhe nëse ata duan të kalojnë te rivalët.

“Jam i hapur çdo herë që të dëgjoj ofertat për secilin futbollist”.

“Më shumë se i hapur për ofertat, jam i hapur t’i dëgjoj vetë futbollistët”, ka thënë Mourinho.

Ai ka thënë se kushdo nga futbollistët që i troket në derë dhe nuk është i lumtur, me oferta të mira që do të vinin nuk do të ndalte askënd që të qëndronte jashtë vullnetit të tij./Klan Kosova/