Mourinho: Kjo është arsyeja se pse jemi poshtë në tabelë

E publikuar: 15/12/2016 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho ka thënë se forma e dobët në shtëpi është arsyeja pse skuadra e Manchester United nuk është në krye të tabelës në Premier League

“Djajt e Kuq” kanë fituar vetëm 3 nga 8 ndeshjet e zhvilluara në “Old Trafford”, transmeton Sportali.net.

“Po t’i kishim pikët që i humbëm në shtëpi me barazimet në ndeshjet ku bëmë më shumë për të fituar, ne do të ishim më afër majës,” tha Mourinho.

“Por ne humbëm këto pikë dhe në këtë moment ne jemi thjesht duke iu afruar distancës për pozitat e top katërshes, le të provojmë.