Moti për sot dhe nesër

E publikuar: 22/05/2022 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dielën e të hënën mundësi edhe për shi, javën e ardhshme më nxehtë, parashikon “Prishtina Weather”.

Nga dita e diel dhe të hënën po priten kushte edhe për zhvillime të reshjeve me bubullima, që ditën e hënën mund të jenë më të shtrira në vend, e gjithashtu temperatura pësojnë rënie të lehtë.

Nga dita e martë po paraqitet një situatë e motit relativisht më stabil por edhe më të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Datat:

22.05 – Vransira e intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e pasdite përreth viseve malore reshje lokale shiu me bubullima.

23.05 – Vransira e intervale me diell. Vende-vende priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

24.05 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

25.05 – Më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet nga 30C të shtunën, zbresin në 25C ditën e hënë, e deri në mërkurën shënojnë rritje deri në 31C e 32C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga perëndimi e jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies përreth vlerave normale.