Moti në fundjavë

E publikuar: 06/04/2018 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbajë gjatë fundjavës.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara. Temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.

Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike , ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./RTK/