Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

E publikuar: 15/04/2021 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot i vranët e me shi në vendin tonë.“Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe në viset malore kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius