
Ditën e martë do të mbretëroj mot i ndryshueshëm, sa me vransira e sa me intervale me diell.
Priten kushte edhe për reshje të pakta shiu.
Frynë erëra mjaft të fuqishme jugperëndimore me hove mbi 15m/s, e nga Dukagjini e Drenica, 20m/s (70km/h).
Temperaturat minimale zbresin vetëm në 4C e 7C, ndërsa maksimalet ende mbesin të larta ndërmjet 16C e 19C.
Mundësi për reshje të dobëta shiu shfaqen ditën e mërkurë dhe të enjte kur edhe do të dominojnë më shumë vransirat në vend.
Të premtën dhe shtunën kalojnë vransira, por nuk do të mungojnë intervale më të gjata me diell, e për momentin gjasat për të reshura janë më të dobëta.
Temperaturat me tendencë të rritjes nga 17C e 18C deri në 22C ditën e shtunë.
Minimalet mbesin të larta, e luhaten ndërmjet 4C e 8C, njofton Mendimi për motin.