Mosfunksionimi i E-kiosqeve, Komuna e Prishtinës del me sqarim

E publikuar: 31/03/2022 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka dal me një sqarim pasi E-kiosqet nuk janë duke funksionuar.Nga kjo komunës thanë se me të njëjtin problem po përballen edhe komunat e tjera.E kjo gjë sipas tyre po ndodhë për shkak të ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në çertifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Poashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe rradhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës”, thuhet në sqarim.

Njoftimi i plotë:

Mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në çertifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Poashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe rradhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës.

Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës.