“Mos vozit shpejt me veturë” – Kjo dyshohet të jetë arsyeja banale e vrasjes në Baks të Skenderajt

E publikuar: 23/07/2022 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Skenderaj u trondit sonte nga ngjarja tragjike që ndodhin në lagjen Dushkaj në fshatin Baks, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Besim Musliu, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë, përfshirë të dyshuarin për vrasje, Shukri Rexhepi.

Sinjali mëson se vrasja ndodhi për motive të ulëta, pasi dyshohet se Musliu kishte kërkuar nga një anëtar i familjes së Rexhepit, që të mos vozisë shpejt, çka kishte shkaktuar një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka bërë të ditur për Sinjalin se dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!