Mos kaloni nga “Kampusi Universitar” i UP-së natën,është e rrezikshme

E publikuar: 09/11/2017 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë nga Prishtina ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Ftesa Hazrolli me profesion aktore, ka sugjeruar të gjithë, që të mos kalojnë natën kah “Kampusi Universitar” i Prishtinë.

Thotë se i ndodhi diçka shumë e keqe.
Krejt kjo, pasi sipas Ftesës në atë pjesë mungon ndriçimi dhe siguria.
Ky është postimi i saj i plotë:
Përshëndetje! Në Universitetin e Prishtinës, të premten me datë 03.11.2017 rreth orës 21:22 duke kalu përmes kampusit universitar me dy shoqet e mia, ne u sulmuam nga 6 djem të rinj dhe mua mu vodh portofoli,ne nuk patem mundësin të mbrohemi dhe as ta indentifikojm ftyren e ndonjerit prej tyre dhe kjo sepse në kampus te UP-së nuk ka drita. pyes veten se si mund të jete rasti i radhes, do grabitet apo do të vdes dikush, ju lutem shok, shoqe, profesor , e sidomos studentë te UP-së te me mbeshtesni në rrjetet sociale me ket iniciativ!
ajo qfar dua të arrij është: ndriqim ne kampusin universitar të Prishtinës, dhe siguri pak më të lartë nga organet kompetente.
shpresoj të jem rasti i fundit!!