Monika Kryemadhi: Fitore për demokracinë shqiptare!

E publikuar: 30/06/2019 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për bashkitë e vendit. Sipas Kryemadhit, “85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.”

Kryetarja e LSI-së flet për një fitore për demokracinë shqiptare dhe goditje kundër diktaturës së Ramës.

“Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”, shkruan Kryemadhi.

Shifra zyrtare e pjesëmarrjes në votime pritet të konfirmohet nga KQZ, ndërkohë që nga PD dhe LSI kanë nisur akuzat e para ndaj mazhorancës për mbushje fiktive të kutive të votimit.