Molliqaj: Sipas burimeve tona, blloqet A3 dhe A5 u prishën qëllimisht nga KEDS-i, menaxhmenti i ri i KEK-ut dhe Qeveria

E publikuar: 25/12/2021 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë informacione nga burimet brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), se rënia e blloqeve A3 dhe A5 është bërë qëllimisht, shkruan Gazeta Express.

Molliqaj në një konferencë për media ka deklaruar se ka dyshime që kjo prishje është shkaktuar nga KEDS-i.

“Në bazë të burimeve tona brena KEK-ut janë duke u zhvilluar tri problematika të theksuara që e rëndojnë edhe më tutje sistemin e energjisë në Kosovë. E para tashmë ka ndodhur. Sipas burimeve tona 10 ditë më parë ka pasur rënie të Bllokut A3 dhe A5, kishte mungesë të shtuar të energjisë elektrike. Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë hetim të organeve përgjegjëse dhe të ekspertëve të fushave, rënia e Bllokut A3 dhe A5 brenda ditës duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS-i”, ka thënë ai.

Më tutje, Molliqaj tha se dyshojnë që KEDS-i këtë veprim e ka bërë në bashkëpunim me menaxhmentin e ri të KEK-ut dhe Qeverinë e Kosovës.