Molliqaj: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti po e tradhëton Republikën

E publikuar: 26/02/2023 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, sot është ka folur për planin franko-gjerman dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “nuk ka republikë dhe asociacion” dhe sipas tijplani franko-gjerman “e kontrabandën” asociacionin.

Molliqaj ka shkruar se “me pranimin e planit franko-gjerman, Albin Kurti po e tradhëton Republikën dhe shoqërinë tonë”.

“Nuk ka edhe Republikë edhe Asociacion. Prandaj nuk mund edhe ta duash Republikën edhe ta pranosh Asociacionin. Plani franko/gjerman është normalizim i mosnjohjes nga Serbia. Plani franko/gjerman e kontrabandon Asociacionin dhe negociatat i bën proces të pafund. E me pranimin e këtij plani, Albin Kurti po e tradhëton Republikën e shoqërinë tonë. Ai me fajin e tij e solli veten para dy opsioneve të vetme të mundshme: dorëheqjes ose tradhëtisë. E para është mundësi për shtetin e shoqërinë. E dyta ështe degradim e rrënim i Republikës”, ka shkruar ai.