Molliqaj kërkon publikimin e marrëveshjes së plotë: Targat ilegale KM po pranohen

E publikuar: 30/09/2021 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel. Molliqaj përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se targat ilegale KM po pranohen dhe se pjesa veriore është duke u trajtuar ndryshe nda pjesa tjetër e vendit.

Sipas tij, ky është një instrumetalizim i tmerrshëm dhe një aventurë e rrezikshme.Më tutje, Molliqaj ka kërkuar që të publikohet marrëveshja e plotë që është arritur sot në mes të Kosovës dhe Serbisë në kryeqendrën evropiane.

“Targat ilegale KM po pranohen! Publikojeni marrëveshjen! Janë dërguar njerëzit në veri. Për çfarë?! Për ta pranuar Qeveria pastaj se pjesa veriore trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Ky është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe avanturë e rrezikshme.

Tash, logjika është ajo e ndarjes etnike e territoriale; rruga është trajtim i segmentuar – marrëveshje pas marrëveshjes; rezultati përfundimtar është Asociacioni me kompetenca ekzekutive.

Kësaj Qeverie nuk i bëhet vonë ta dëmtojë Kosovën, halli është si të fshehet para publikut. Asgjë ndryshe nuk kemi pritur, por jo kaq shpejt”, ka shkruar Molliqaj