Mogherini flet rreth vizitës në Kosovë: Ka ardhur koha të mbyllen plagët

E publikuar: 05/03/2018 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka shkruar një shkrim në lidhje me turin e saj që pat në Ballkan së bashku me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn.

Ajo ka shkruar për vizitën e saj edhe në Kosovë. Mogherini po ashtu ka folur edhe për takimet me tre liderët e shtetit të Kosovës.

Mogherini është shprehur se ka ardhur koha që të mbyllen plagët e të kaluarës për të marrë hapa të rinj.

“Është koha për të mbyllur plagët e së kaluarës dhe për të marrë hapa të rinj për të garantuar stabilitet në rajon dhe në mbarë Evropën. Ne e diskutuam këtë me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Por edhe me një grup të rinjsh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile, në një diskutim të hapur dhe të sinqertë”, ka shkruar Mogherini.

Ndër tjera ajo ka shkruar edhe për takimet e saj në Lindjen e Mesme dhe bisedimet që i ka zhvilluar me lider të atij vendi. /Insajderi.com