Mobilizohet Policia e Kosovës, largojnë një mjet të pashpërthyer në Mitrovicë

E publikuar: 17/09/2021 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës sot u njoftua se është gjetur një mjet i pashpërthyer tek Ura e Gjakut në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Kështu, njësit relevante kanë arritur ta lokalizojnë mjetin shpërthyes, ku dhe e kanë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit- Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kanë arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur në vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera”, thuhet në komunikatë.