MMK: Masat kundërvënëse të Kinës janë paralajmërim i domosdoshëm ndaj provokimeve

E publikuar: 08/08/2022 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditët e fundit, Kina shpalli tetë masa kundërvënëse ndaj “vizitës” së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit, duke përfshirë anulimin e tre takimeve ndërmjet ushtrive të të dy vendeve. Sipas njoftimeve të medias amerikane, drejtuesit ushtarakë amerikanë kanë provuar shumë herë të flasin me homologët e tyre kinezë, por pala kineze nuk ka pranuar. Duke iu përgjigjur pyetjes përkatëse, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Wu Qian, u shpreh në një konferencë shtypi të hënën se masat kundërvënëse të Kinës janë paralajmërim i domosdoshëm ndaj provokimeve .

Sipas tij, këto masa janë mbrojtje e ligjshme e sovranitetit dhe e sigurisë kombëtare të Kinës dhe janë plotësisht të arsyeshme, të përshtatshme dhe përpjesëtimore.
Koloneli i lartë Wu tha se pala amerikane duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë dhe pasojat e rënda për provokimet. Ai e kritikoi Uashingtonin për krijimin e situatës së tanishme të tensionuar në ngushticën e Tajvanit.

“Kina ka përsëritur shumë herë qëndrimet e saj për marrëdhëniet ndërmjet dy ushtrive dhe çështjen e Tajvanit, sidomos mbi vizitën e Nancy Pelosit. Kina deklaroi tetë masa kundërvënëse, duke përfshirë anulimin e bisedimeve ndërmjet komandantëve të zonave ushtarake Kinë-ShBA, të takimeve të bashkërendimit të politikave të mbrojtjes Kinë-ShBA dhe të mbledhjeve mbi Marrëveshjen Konsultative Ushtarake Detare Kinë-ShBA.