Mllefi i Votuesve të Drenasit në Fletëvotime

E publikuar: 04/12/2016 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar por e kanë çuar dëm fletëvotimin e tyre, pasi që në to kanë shkruar edhe fjalë fyese.

Në disa qendra të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, por e kanë çuar dëm votën e tyre.

Disa votues kanë rrumbullakësuar më shumë se një kandidat, e kishte edhe të tillë siç dëshmojnë fotot e siguruara nga KALLXO.com, me mbishkrime ofenduese.

Këto vota janë shpallur të pavlefshme.

Në komunën e Drenasit sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë 6 kandidatë: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe tani është procesi i numërimit të votave.

te-pavlefshme-foto-kallxo-001te-pavlefshme-foto-kallxo-002