Mjekët në Pulmologji ia largojnë 84 vjeçarit një trup të huaj, i shkaktoi pneumoni të rëndë

E publikuar: 31/05/2022 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët në Klinikën e Pulomologjisë kanë kryer një intervenim duke ia larguar një pacienti 84 vjeçar një trup të huaj, i cili i kishte shkaktuar pneumoni të rëndë, si pasojë e pengesës në bronk.

Sipas njoftimit nga ShSKUK, pacienti mashkull, me inicialet M.H., i lindur në vitin 1938, tash është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përcjelljen e vazhdueshme të mjekëve, ndërsa pritet të lirohet për në shtëpi brenda javës.