Mjedisi i biznesit në Hong-Kong ruan gjallërinë

E publikuar: 21/10/2021 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hong-Kong ka një klimë shumë aktraktive pêr biznesin e huaj dhe vazhdon të tërheqë investitorë dhe kompani nga vende të ndryshme të botës.

Sekretari i Tregtisë dhe Zhvillimit Ekonomik Edward Yau u shpreh në një veprimtari të organizuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Hong-Kong e Makao se Hong-Kongu mbetet një vend ideal për të krijuar biznese nga kompanitë, pavarësisht ndikimeve të pandemisë së COVID-19.

Një sondazh i fundit tregon se numri i operacioneve të biznesit me kompanitë mëmë jashtë vendit dhe në pjesën kontinentale të Kinës është rritur me dhjetë për qind, duke arritur në më shumë se 9 000 që nga viti 2017.