Mitrovicë: Aksidentohet vetura e ndihmës së shpejtë, katër të lënduar

E publikuar: 20/10/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes veturës së ndihmës së shpejt dhe një veture tjetër, ku kanë marr lëndime katër persona.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të ndihmës së shpejtë dhe një automjeti civil, me ç’rast përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër K/Shqiptare. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.