Mirëpritet vendimi për dozën e tretë – Sejdiu kërkon të ketë kushtëzime për ata që refuzojnë vaksinën

E publikuar: 08/12/2021 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Komitetit për imunizim të popullatës me vaksinën kundër Covid-19 me administrimin e dozës së tretë po mirëpritet nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu, këtë vendim e sheh të duhur dhe me kohë, teksa ka ftuar që të njëjtën ta marrin qytetarët dhe stafi shëndetësor.“Unë mendoj se është vendim i duhur dhe me kohë, ku personalisht jam i interesuar tash e sa kohë sepse nuk mund të dalim prej standardeve janë duke u zbatuar anë mbanë botës,

dhe unë besoj që populli dhe veçanti punëtorët shëndetësor duhet të vaksinohen me vaksinën e tretë, ashtu siç janë kriteret pas gjashtë muaj ditëve të kalimit e dytë është mirë të reflektojnë dhe t’i përgjigjen hapësirës që u ka dhënë Komiteti për Vaksinim”, tha Sejdiu.

Ndërkaq për refuzimin e qytetarëve për t’u vaksinuar, Sejdiu thotë se duhet të hyjnë në fuqi stimulimet dhe kushtëzimet për këtë kategori.Ai thotë se e rëndësishme është mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit, këtë rast gastronomisë për ta kërkuar pasaportën e vaksinimit.“Nuk duhet të dalim për të shpikur diçka.

Të gjitha kriteret që e cilat shtetet e Bashkimit Evropian i kanë futur stimulimet por edhe ndalesat apo kushtëzimet që janë vënë për ata që refuzojnë vaksinën, duhet të bëhen edhe në Kosovë. Ajo çka është me rëndësi institucionet e cila e mbikëqyrin zbatimin e ligjit,

ku duhet të jenë më aktive pasi që ne shohim se gastronomia, ku është në fuqi ligji se duhet të tregosh pasaportën e vaksinimit por që askush nuk e kërkon, dhe unë mendoj se është koha e fundit që kjo të bëhet, pasi që dihet shumë mirë se gjatë festave të fundvitit të ketë mundësi të ekspolidimit të një fazë të pestë”, tha aiTeksa ka folur për mundësinë që të shpërthejë ndonjë valë e re, Sejdiu thotë se punëtorët shëndetësor janë më të përgatitur.

Ndërkaq për uljen e rasteve pozitive, Sejdiu kërkon që mos të ketë relaksim po më shumë kujdes, raporton EO.“Unë mendoj se jemi më të përgatitur në anën profesionale sesa herën e kaluar apo valët tjera, ku kemi mësuar më shumë, dhe në fushën e menaxhimit të pacientëve jemi shumë më të përgatitur, dhe besojmë se do ta përballojmë shumë më lehtë”.

“Jo për relaksim nuk ka kohë, por se duhet të jemi shumë më të qetë, dhe është një numër i mirë i të vaksinuarve dhe jemi më të përgatitur dhe popullata është më e vetëdijshme se në fillim, ndërsa këto kampanjat anti-vaksin vetëm se kanë dështuar por që duhet të jemi pak më vigjilent ne si shoqëri t’i stimulojmë dhe të jemi më prezentë në medie”, u shpreh Sejdiu.

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër Covid-19 në takimin e mbajtur të martën, në funksion të zbatimit të Planit të përditësuar për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër Covid-19, ka vendosur që duke filluar nga e enjtja të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës.