Mirena: Videot e publikuara pas vdekjes së Deharit e kanë bërë të pazgjidhshëm këtë rast

E publikuar: 14/11/2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti, Ilir Mirena duke folur për rastin e publikimit të pamjeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur Astrit Dehari, ka thënë se në kohën kur po zhvillohen hetimet ende nuk është suspenduar asnjë gardian.

“Është e trishtueshme kur sheh që rasti që ka ndodhur që është shumë senzitiv për opinionin, ende nuk është suspenduar një gardian së paku gjatë kohës kur zhvillohen hetimet”.

Mirena, i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se këto video e kanë bërë pothuajse të “pazgjidhshëm këtë rast”.

“Videot e kanë bërë pothuajse të pazgjidhshëm këtë rast, a janë ato të manipuluara ose jo. Faji është te një sistem që në rrënjë është i kalbur. Dilet me biseda telefonike të njerëzve dhe kjo bëhet me qëllim.

“Ka raste që përgjithmonë kanë mbetur të mbyllura. Nuk më kujtohet ndonjë rast, si ky që është kaq i ndjeshëm që kanë dalë kaq shpejt pamjet”, ka thënë Mirena.