Miratohet vendimi, qeveria shqiptare jep 1 milion euro ndihmë për Ukrainën

E publikuar: 10/06/2022 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria shqiptare ka dhënë 1 milion euro ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainëm, që ndodhet nën pushtimin e rusëve që prej muajit shkurt.Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.

Mësohet se ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi.Në këtë mënyrë Shqipëria i është bashkuar vendeve të tjetra të botës që po ndihmon financiarisht shtetin ukrainas. Ndërkohë në një video-mesazh që presidenti i Ukrainës mbajti në Parlamentin tonë, shprehu falenderimet që Shqipëria dënoi agresionin rus.

V E N D I M
PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËSNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.