Miratohet në shqyrtim të parë Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile

E publikuar: 19/10/2021 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është miratuar në shqyrtimi të parë Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, raporton Ekonomia Online.Miratimi në shqyrtim të parë të këtij Projektligji është mbështetur edhe nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Për miratimin në shqyrtim të parë të këtij projektligji votuan 80 deputetë, asnjë nuk votoi kundër dhe asnjë nuk abstenoi. Ndërsa shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, u kërkua që të shtyhet për një seancë tjetër.