Miratohet koncept-dokumenti për vettingun, Kurti thotë se gjyqësori duhet të jetë i pavarur

E publikuar: 13/10/2021 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë,

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po e konsideron këtë ditë të veçantë, derisa ka thënë se po jetësohet vettingu, ku do të tregojë gjendjen aktuale të institucioneve të drejtësisë.Kurti tha se vendin për 20 vjet me radhë e ka munduar mungesa e drejtësisë, e që sipas tij, me vettingun kjo do të rregullohet.

“Nëse ka diçka që na ka munduar kë së shumti këto 20 vite është mungesa e drejtësisë. Shpeshherë nuk është ndarë drejtësi e mirëfilltë. Lirinë e kemi fituar, por tash duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë, gjyqësor duhet të jetë i pavarur në përmbajtje”.

“Gjyqësor është gardiani më i mirë i çfarëdo tendencë demokratike të vendit. Qeveria jonë është angazhuar në reformimin e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë që sistemin prokurorial të veprojë drejtë është e domosdoshme që të ketë njerëz profesional”.

“Është ditë e veçantë se po e bëjmë hapin jetësor për jetësimin e vettingut, ku do ta tregojë gjendjen aktuale brenda institucioneve të drejtësisë”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me procesin e vettingut do të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e vendit.

“Një ndër prioritetet është sundimi i ligjit, ky dokument parasheh që procesi i vettingut të nis nga nivelet më të larta”.