Miratimi i buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

E publikuar: 30/07/2020 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mirëpritur miratimin e rishikimit të buxhetit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka falënderuar deputetët, që siç tha ai, me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.

Postimi i plotë:

Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset.

Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj.