Minoritetet mungojnë, s’ka kuorum për seancë

E publikuar: 10/08/2017 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse të pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit janë deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të koalicionit LAA, nuk ka kuorum të vazhdohet kjo seancë.

Të pranishëm në seancë janë vetëm 53 deputetë, andaj s’ka kuorum për vazhdim e saj, raporton Express.

Minoritetet dhe deputetët e Listës Srpska gjithashtu nuk janë të pranishëm në sallën e seancave.

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka caktuar 10 minuta pauzë.

Seanca pritet të bojkotohet nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të parlamentit, mirëpo, i vetmi nga PAN i pranishëm në sallë është vetëm deputeti Milaim Zeka.