Ministrja Zhiviq takohet me ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

E publikuar: 30/04/2019 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partneriteti në mes Ministrisë së Bujqësisë, dhe Ambasadës së Finlandës në Kosovë do të thellohet në vazhdimësi me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Kështu u tha sot në takimin e ministres së MBPZHR-së, Dijana Zhiviq me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ku mes tjerash është biseduar për zhvillimet e deritanishme në këtë sektor, si dhe për projektet zhvillimore, që pritet të realizohen në të ardhmen.

Me këtë rast, ministrja e ka njoftuar ambasadoren edhe për potencialet dhe përparësitë që ofron vendi ynë në sektorin e bujqësisë, duke treguar se edhe për investimet që po bëhen nga qeveria në këtë sektor.

Ajo falënderoi ambasadoren për mbështetjen e deritashme që kanë dhënë për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Nga ana e saj, ambasadorja Pia Stjernvall, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.