Ministrja Rizvanolli paralajmëron se mund të kthehen reduktimet e rrymës

E publikuar: 07/06/2022 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja Artane Rizvanolli, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit të reduktimeve të rrymës në Kosovë.Kështu tha ajo, sidomos pas vendimit të drejtësisë lidhur me tarifat e shtrenjta për rrymën.“Nuk jam e informuar që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mund të ketë për investime ose rregullime të rrjetit.

Por duhet qartësuar që në gjendjen që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga masa e përkohshme, mund të vijmë te destabilizimi ose reduktimet në momentin që do të kemi nevojë për import. Është shqetësim që e kanë ngritur operatorët e tregut”, ka thënë Rizvanolli, përcjell Periskopi.

Sa i përket vendimit për tarifat, ajo tha se shpreson që kjo gjendje të qartësohet sa më parë, duke deklaruar kështu:“Janë pezulluar tarifat, edhe pas vendimit të Themelores dhe Apelit. ZRRE përgjegjëse për rregullimin e tregut, duhet të japin sqarimet e duhura. Vendimet e gjykatës kanë sjellë paqartësi, ZRRE është duke e trajtuar. Unë mund të them nga perspektiva e Ministrisë së Ekonomisë, është se kjo cështje do të ketë zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.

Vendimi nuk i ka shpallur tarifat të paligjshme, por ka shtyer zbatimin e vendimit. Shpresoj shumë, që ky vendim të merret sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rizvanolli.