Ministrja Hoxha takoi deputetin gjerman, Manuel Sarrazin, Gjermania është krah i fuqishëm i procesit integrues të Kosovës

E publikuar: 24/05/2018 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Manuel Sarrazin me bashkëpunëtorë dhe me këtë rast, diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, me theks të veçantë, zbatimi i MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e proceseve duke vënë në spikamë të arriturat rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që po ndërmerr vendi në procesin integrues, transemton Infosot.

“Gjermania është përkrahëse e fuqishme e reformave që po ndërmerr vendi ynë në drejtim të procesit integrues. Të arriturat tona nuk do të ishin të tilla pa përkrahjen e vendit mik, Gjermanisë, e cila në veçanti përkrah fuqizimin e sundimit të ligjit, reformën e gjithanshme dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se rekomandimet nga Brukseli, janë puna ditore e institucioneve, në pajtim me kompetencat.

Deputeti Sarrazin, theksoi se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtimin e plotë, andaj, në këtë drejtim, theksoi ai, Kosova dhe rajoni gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues, bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e mirëkuptimit ndërfqinjësor.

Deputeti Sarrazin, theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe rajon, duke e cekur se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit për vendin si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë, thuhet në komunikaten për media nga Zyra për Komunikim dhe Informim.