Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

15.04.2021 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministrja Haxhiu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së, diskutojnë për adresimin e krimeve të luftës

Ministrja Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin, Shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport i cili ishte i shoqëruar nga Mjellma Hapqiu Halijaj, zyrtare për politika vendore.

Ministrja Haxhiu e njoftoi ambasadorin Davenport për prioritet dhe angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga përkushtimi ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili ka nisë ndërtimin e infrastrukturës ligjore për ta fuqizuar atë.

Gjithashtu e informoi edhe për koncept dokumentin e votuar në Qeveri i cili është vetëm hapi i parë drejt hartimit të ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme duke i informuar njëherit më shumë për përmbajtjen e tij.

Dhuna në familje po ashtu si shqetësim qytetarë e i institucioneve të Republikës së Kosovës, ka nisur të trajtohet si prioritet i veçantë duke shprehë angazhimin për themelimin e sekretariatit si mekanizëm mbështetës për zyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Ndër të tjerash delegacioni nga OSBE u njoftua edhe më shumë për Kodin e Procedurës Penale dhe Rishikimin Funksional.Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe temës rreth adresimit të krimeve të luftës.

Ministrja shprehi edhe gatishmërinë që sistemi i drejtësisë duhet t’i trajtoj problemet dhe çështjet e komuniteteve jo shumicë, veçanërisht ato të romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.

Ajo shfaqi interesimin që institucionet të jenë sa më pranë qytetarëve të Republikës, e pashmangshëm duke përfshirë edhe komunitetet tjera.

Ambasadori Davenport shprehi vullnetin për t’i mbështetur veç e veç në prioritetet e vëna e po ashtu në përgjithësi në sfidat që e presin Qeverinë e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, duke shprehë bindjen që bashkërisht do të arrihen qëllimet e vëna për të shënuar një progres më të madh në zhvillim të shtetit, institucioneve të Republikës, gjegjësisht përfitimit të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Tabela me qëllim shumë fisnik, por shkaku i erës rrezikon qytetarët

Tabela me qëllim shumë fisnik, por shkaku i erës rrezikon qytetarët

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës