Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE

E publikuar: 19/04/2023 00:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën pranë Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Sipas Luhrmann, vendimi ishte i vonuar prej kohësh, por është hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE.

“Sot Parlamenti Evropian miratoi përfundimisht liberalizimin e vizave për #Kosovën! Vendim i vonuar prej kohësh! Hap i rëndësishëm drejt #integrimit në BE + përfitim konkret për popullin kosovar”, shkroi Luhrmann.