Ministrja e Drejtësisë priti në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë

E publikuar: 18/05/2021 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu zhvilloi një takim me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmack Ahliny dhe zyrtarin politik Olle Ingvarsson.

Duke shprehur falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, ministrja Haxhiu i informoi më shumë rreth prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe çështjeve të përbashkëta në fushën e sundimit të ligjit.

Në anën tjetër ambasadorja, Karin Hernmack Ahliny vuri theksin te respektimi i të drejtave të njeriut, dhe njoftoi Ministren e Drejtësisë Haxhiu lidhur me kontributin e Suedisë në fusha të ndryshme, në veçanti në sundimin e ligjit.

Nga të dy palët u shpreh vullnet për bashkëpunim me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit.