Ministrit Zemaj viziton Komunën e Podujevës dhe në Merdarë

E publikuar: 30/06/2020 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj së bashku me bashkëpunëtorët ka vizituar Komunën e Podujevës ku është takuar me Nexhmi Rudarin, nënkryetar, me të cilin kanë biseduar për rrjedhat aktuale dhe rreth situatës që ka shkaktuar pandemia Covid-19.


Në këtë takim është nënshkruar memorandumi në mes të SHSKUK-së dhe Komunës së Podujevës për ndërtimin e aneksit të Spitalit të Podujevës.
Ministri ka ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe është zotuar se Komuna e Podujevës do të trajtohet me prioritet.
Ministri ka bërë thirrje që të mobilizohet maksimalisht Shtabi Lokal Emergjent në mënyrë që të ndikohet tek qytetarët që të respektohen masat anti-Covid-19.
Zemaj po ashtu ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku është njohur nga afër me stafin dhe punën që po bëhet aty.
Po ashtu Ministri ka inspektuar punimet edhe në Qendrën Emergjente, e cila është në ndërtim e sipër.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Zemaj ka vizituar edhe vendkalimin kufitar në Merdare, ku ka biseduar me stafin mjekësor, sikurse edhe me mërgimtarët që po arrijnë në Kosovë, ka bërë të ditur ne komunikatë MSh.