Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes të shtuar nga temperaturat e larta këto ditë

E publikuar: 10/07/2024 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve.

Në njoftimin e MSH’së u bëhet thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

Qytetarë të dashur, këto ditë duhet të keni kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.  Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në apel.