Ministria e Mbrojtjes dhe AKB nënshkruan memorandum bashkëpunimi

E publikuar: 23/01/2023 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM/FSK-së dhe AKB-së.

Nëpërmes një postimi në Facebook nga Aleanca Kosovare e Biznesve thuhet se ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, qe promovon mbeshtetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbeshtetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.

”Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, qe promovon mbeshtetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbeshtetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe gadishmerin për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore”, thuhet në njoftimin e AKB-së.