
Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, që rezultoi me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, ka reaguar Ministria e Jashtme e Austrisë.
Kjo ministri ka thënë se e dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri, raporton Klan Kosova.
“Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.