Ministria e Gërvallës dënohet me 13 mijë euro për shkak se ia fshehën shpenzimet Prindon Sadriut

E publikuar: 22/07/2022 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka dënuar me 13 mijë euro Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që drejtohet nga Donika Gërvalla, pasi këta të fundit nuk kanë ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit Prindon Sadriu gjatë periudhës shkurt 2019- shkurt 2022.

Ky vendim siç njofton AIP hyn në fuqi 7 ditë pas pranimit të vendimit.

Me shumën prej tre mijë eurove MPJ është gjobitur për shkak të moszbatimit të vendimit Nr A-272/2022 për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike.

Derisa dhjetë mijë euro është gjobitur për moszbatimin e vendimit Nr A-272/2022 dhe për pamundësimin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike.

Nga AIP thonë se MPJ edhe përkundër faktit që ishte paralajmëruar se kishte shtatë ditë afat për të jetësuar kërkesën e palës ankuese, nuk e ka zbatuar vendimin e AIP-së.

Kërkesa ka qenë nga portali Insajderi dhe janë kërkuar “Shpenzimet e udhëtimit (derivateve) të diplomatit z.Prindon Sadriu nga muaji shkurt 2019 deri në muajin shkurt 2022”./EO/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!