Ministria e Financave me njoftim të rëndësishëm për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale

E publikuar: 23/05/2022 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale.Sipas MF-së, datat për pagesa janë si në vijim:Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji;

Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;Skemat sociale: data 30 e çdo muaji;Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji;Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.

“Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë” thuhet në njoftim.

Tutje, Ministria bën me dije gjithashtu se pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.“Qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës” përfundon njoftimi.