Ministri Tahiri zhvilloi takime bilaterale me homologët e rajonit

E publikuar: 27/10/2017 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale me ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj, ministrin e Republikës së Maqedonisë, z. Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, z. Zoran Pazin, raporton infosot.

Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.

Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.