Ministri Sefaj priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë

E publikuar: 04/10/2017 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Z. Bojan Bertoncelj.

Gjatë takimit, u bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritet e MPB-së, dhe po ashtu u vu në dukje mbështetja për Policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë, raporton infosot.

Ministri Sefaj shprehu besimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, sa i përket angazhimit të përbashkët të dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar

Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje.