Ministri Sefaj priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë

E publikuar: 25/01/2018 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kivilim Kiliç.
Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës./Infosot/