Ministri Sefaj pezullon nënshkrimin e kontratave për konkursin e IPK-së“Inspektor/Hetues”

E publikuar: 06/11/2017 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj ka marrë vendim që të mos nënshkruhen kontratat përkandidatët që janë përzgjedhur në konkursin eshpallur më 24 korrik 2017 “Inspektor/Hetues”, me numër tëreferencës IPK/DO/01, dhe qëështë publikuar në faqen zyrtare tëInsp ektoratit Policor të Kosovës, transmeton infosot.

Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs. Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin.

Me qëllim që të sqarohet e gjithë situata dhe ankesat e kandidatevetëtrajtohennë mënyrë tëdrejtë dhe që të mos iu bëhet e padrejtë ndonjërit prej kandidatëve, ministri Sefaj ka pezulluar këtë proces, deri në daljen e rezultateve nga auditorët. Ky vendim është bërë me qëllim që të ketë transparencë të plotë të këtij konkursi.

Me këtë rast ju kërkojmë falje dhe kërkojmë mirëkuptimin e kandidatëve që janë përzgjedhur në këtë konkurs. Pas përfundimit të auditimit, ministri Sefaj do të dalë me një qëndrim rreth këtij konkursi.

Me marrjen e këtij vendimi ministri Sefaj ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës, z. RamushHaradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë.