Ministri Maas: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën, po punojmë në realizimin e liberalizimit të vizave

E publikuar: 22/04/2021 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se gjatë javëve në vazhdim do të arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksina, ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave tha se ky shtet do të angazhohet që të realizohet sa më shpejt ky proces, raporton Ekonomia Online.

Kryediplomati gjerman po ashtu tha se dokumenti slloven i quajtur “non-paper”, ku parashihej ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, është i rrezikshëm.

“Do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera nga javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkaloni pandeminë në mënyrë të suksesshme. Për mua është një moment kyç, pasi është e rëndësishme bashkëpunimi në këto kohë, për mua në qoftë se fqinjët janë të sigurt, të gjithë jemi të sigurt. Tejkalimi i sfidave ekonomike nga pandemia dhe ndërlidhja me perspektivën evropiane.

“Ne kemi diskutuar për vizat, unë i kam shprehur presidentes që Qeveria e Gjermanisë i ka përmbush të gjitha dhe duhet të liberalizohen , kjo nuk është çështje e përmbushjes së kritereve por edhe BE-ja të realizoj premtimin , ne do të angazhohemi të realizohet sa më shpejt për Kosovën”.

“Ne i konsiderojmë tepër të rrezikshme, dhe jam i lumtur që kjo përpjekje të futet shpejt në sirtarë…duhet të mbetët non-paper. Ne e refuzojmë është shprehur një mendim i theksuar se askush në BE nuk e përkrah”.

Tutje, ai shtoi se kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi

“Kam theksuar mbështetjen për dialogut për normalizim të marrëdhënieve të moderuar nga BE-ja, kam dëgjuar edhe temat që janë të rëndësishme për kosovarët që të përfshihen në dialog, këto do t’ia përcjell Lajçak këtë. Bashkimi Evropian mund të jap një kontribut që këto çështje të zgjidhen”.

Maas po ashtu tha se kanë diskutuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për njohjen e patentë shoferëve. Ai theksoi se kjo çështje do të zgjidhet në një afat të shkurtë.