Ministri Kuçi mori pjesë në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor

E publikuar: 01/07/2020 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Takimin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të fushës së TIK me temën ”Ballkani Perëndimor për Epokën Dixhitale”, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe i realizuar në formë virtuale.


“Ndikimi i Marrëveshjes së Roamingut Rajonal dhe hapat e ardhshëm në drejtim të regjionit pa tarifa të roamingut deri më 1 Korrik 2021”, ka qenë çështja e parë e trajtuar në këtë takim, ku Ministri Kuçi ka paraqitur të arriturat e palës kosovare për zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe ka shprehur gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve të radhës
drejt heqjes së plotë të tarifave të roamingut deri më 1 Korrik 2021.


Si çështje tjetër e trajtuar në këtë takim ministror ka qenë Axhenda e transformimit Dixhital në Ballkanin Perëndimor përtej vitit 2020.


Në këtë rast Ministri Kuçi ka prezantuar planet dhe prioritet e Kosovës për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), gjegjësisht të Agjendës Dixhitale të Kosovës.

Po ashtu Ministri ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë në implementimin e veprimeve në kuadër të fushave për ekonominë rajonale (REA 2021- 2024) dhe vazhdimine bashkëpunimit me të gjitha palët në rajon, që të arrihen të gjithaobjektivat në mënyrë sa më efikase, thuhet në komunikatë.