Ministri Krasniqi viziton Komunën e Hanit të Elezit, ofron mbështetjen e Qeverisë për dyshimet për helmim të ujit

E publikuar: 12/07/2022 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka vizituar Komunën e Hanit të Elezit për të ofruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me dyshimet për helmimin e ujit në këtë Komunë.Ministri Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijës për qytetarët e kësaj Komune.

Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë, ka bërë furnizimin me barna nga lista esencjale në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pishëm nga MBP-AME.

Ministri Kasniqi vizitoj fshatin Gorancë në të cilin poashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.