Ministri Krasniqi në takim me Valon Tolajn shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me AKP-në

E publikuar: 29/06/2020 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolajn, me bashkëpunëtorë, ku temë e bisedës ishte koordinimi institucional në zbatimi i normativave në proceset e privatizimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Gjithashtu, në takim, u diskutua edhe për bashkëpunimin institucional në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), në kuadër të legjislacionit në fuqi, për çështjet me interes të zhvillimit të ndërmarrësisë kosovare.

MTI bën të ditur që Ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me AKP-në, për t’i trajtuar të gjitha çështjet që prekin fushat me interes ekonomik të vendit gjatë procesit të privatizimit.